Majk sapo publikoi bashkëpunimin e tij me Onat
Dy reperët e njohur, Onat dhe Majk, të cilët njihen si TDS kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Thirri dajt” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.
Kënga është punuar në “Room6audio”, ndërsa për beat-in e saj është kujdesur rap-artisti, Rrzon.
Për vargjet e tekstit janë kujdesur vetë reperët, duke shkruar secilin pjesën e tij.