Humbi rolin e “Batman” nga problemet me alkoolin, gjërat ndryshojnë pë Ben Affleck! Ja ku do ta shohim protagonist…
Ka vetëm pak javë që ka përfunduar trajtimin e tij në një qendër rehabilitimi për varësinë nga alkooli por kjo e fundit i kushtoi shumë.
Përfaqësuesit e Hollywood të cilët do të krijojnë një tjetër histori filmike me superheroin legjendar, pushuan nga puna Ben Affleck për shkak se kurimi dhe rehabilitimi i tij i kushtuan një mal me para kompanisë së tyre.
46-vjeçari ka qenë aktori i fundit që ka luajtur këtë rol por ky do t’i besohet dikujt tjetër. Tashmë që është në një gjendje të mirë fizike, Affleck është gati të rikthehet në ekranin e madh por jo me një rol kaq të rëndësishëm.
Megjithatë në filmin “I Am Still Alive”, ylli i Hollywood, do të jetë jo vetëm protagonsit por edhe producent i këtij realizimi. Ai do të ketë rolin e një babai, vajza e të cilit humbet në pyllin e egër të Kanadasë e vetme me qenin e saj.