Miss Kosova ka diçka për të thënë për të gjithë ata që u tallën me mënyrën si prezantoi vendin e saj në ”Miss Universe”
Miss Kosova 2018, Zana Berisha u përfol shumë pas prezantimit të vendit të saj në “Miss Universe”, pasi ngeci dhe nuk dinte të prezantonte vendin nga vinte në kompeticionin ndërkombëtar.
Në video Zana vazhdimisht thonte: “Kosova është një vend i vogël, domethënë… ka popullsi të vogël, nuk është vend i madh”. Sipas modeles Kosova është shumë më mirë pas luftës dhe kësaj të fundit i referohet në shumës si “luftra”.
Për këtë video Zana ka folur për herë të parë sot në një intervistë për “Prive” ku ka treguar arsyen pse ishte e papërgatitur.
“Pasi i përfunduam provat gjenerale në orën 3 pas mesnate na zgjuan dhe na thanë të bënim xhirimet për vendin tonë. Me 2 orë gjumë dhe e stërlodhur nga provat, nuk mund të flisja rrjedhshëm. Isha personi i parë që duhet të bëja videon. Prandaj kam folur ashtu. Kërkova që ta përsërisja videon, por ishin 100 vajza që duhet të xhironin dhe video nuk u përsërit”, u shpreh Zana.