Jonida Maliqi fiton çmimin e parë në ‘Festivalin e RTSH-së.
Në një mbrëmje të mbushur me emocion dhe argëtim, mes konkurentëve të tjerë, triumfoi artistja jonida Maliqi e cila solli “Ktheju Tokës”, një këngë që kishte tematikë emigracionin.
Ajo do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurosong’. Në vendin e dytë u rëndit Lidia Lufi me këngën ‘Rrëfehem’ dhe në vendin e tretë Eranda Libohova me ‘100 pyetje’.
Më parë Jonida kishte shprehur ambicjen e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane. “Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!” tha mes emocionesh ajo.