Lajme

23 December 2018

Roberto Cavalli sulmon sërish Chiara Ferragnin

Prej disa kohësh marrëdhënia e bloggeres italiane Chiara Ferragni dhe stilistit të famshëm, Roberto Cavalli është vënë në qendër të mediave rozë. Ky i fundit lëshon herë pas here deklarata në rrjetet sociale ku fyen bloggeren.

Pak kohë më parë ai e sulmoi Chiara-n duke i përmendur faktin se ajo nuk e ushqeu me gji fëmijën vetëm që të ruante gjoksin. Pas kësaj ai i kërkoi falje nëpërmjet një letre të gjatë dhe të gjithë menduan se dyshja bëri paqe. Por me sa duket kjo nuk ka qenë e vërtetë dhe stilisti sapo e ka treguar këtë.

Ai i ka komentuar në një foto ku ajo shfaqej duke u puthur me bashkëshortin e saj dhe Roberto vë në dyshim martesën e tyre.
”Dashuri apo publicitet”, shkruan stilisti.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com