Olta Gixhari: Në teatër të keqtrajtojnë, të trajtojnë si marionetë dhe unë nuk e duroj
Mesa duket, Olta ka mbetur e pakënaqur ndaj kushteve, në të cilat aktorët shqiptarë punojnë, referuar ambjenteve të ArTurbina, sallat ku sot mbahen shfaqjet teatrale dhe që janë në kushte aspak të mira.
Gixhari ishte e ftuar këtë të shtunë në një emsion dhe ka rrëfyer se në fakt në teatër, aktori nuk trajtohet njësoj si trajtohet në sheshxhirim.
“Unë jam e angazhuar në film. Edhe buxheti i filmit është përgjysmuar tashmë nga taksat.
E shijoj shumë momentin në sheshxhirim. Në teatër të keqtrajtojnë, të trajtojnë si marionetë dhe unë nuk e duroj dot këtë”,- është shprehur ndër të tjera Olta.