Lajme

25 December 2018

Don Phenom bashkëpunim me reperin anglez

Reperi anglez K Koke duket se po i pëlqejnë artistët shqiptarë. Pas bashkëpunimit me Rinën, ai ka zgjedhur reperin Don Phenom për të sjellë këngën “Callin Me”.

Të dy këndojnë në gjuhën angleze, prandaj ky projekt mund të arrijë shumë shpejt në tregun ndërkombëtar.

Në klipin muzikor të mbushur me femra seksi nuk mungojnë simbolet e shqiponjës.

K Koke është një reper anglez, emri i vërtetë i të cilit është Kevin Georgiou. Ai u bë i njohur për tregun shqiptar pas bashkëpunimit me Rina Balaj me projektin muzikor të titulluar “Down on Me”.

Ai është 33 vjec dhe gjatë karrierës së tij ka nxjerrë në treg 6 albume muzikore.

 

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com