Nicki Minaj plotë surpriza, këtë herë vjen si aktore
Reperja e njohur amerikane, Nicki Minaj ka vërtetuar se është e talentuar edhe në fushën e aktrimit.
Në vitin 2019 do ta shohim si aktore në filmin e animuar “The Angry Birds 2” që do dalë në kinema me 16 gusht.
Ende nuk dihet se çfarë roli do të bëjë ylli i hitit “Good Form”. “Angry Birds Movie 2” drejtohet nga Thurop Van Orman dhe bashkë regjisori, John Rice.
Data e daljes në kinema përkon me 10 vjetorin e lojës video “Angry Birds” që është shkarkuar më shumë se 4 miliard herë.
Reperja Minaj ka marrë pjesë edhe në filma të tjerë si: “Ice Age: Continental Drift”, “The Other Woman” dhe “Barbershop: The Next Cut”.