Revoltohet Capital T: ”Qentë le të lehin karvani ecën para”
Duket se diçka e ka revoltuar rreperin e njohur Capital T i cili ka bërë një postim në Instagram, dedikuar të gjithëve atyre “njerëzve të ligë” që nuk i durojnë bamirësitë e tij, reperi uron që t’u pastrohet shpirti nga urrejtja.
Capital T tregon se nuk do të dorëzohet pavarësisht se “qentë lehin”. Këto ditë festash, ai ka treguar se u ka ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë me dhurata dhe ushqime që i ka shpërndarë personalisht.