Cardi B dhe Offset bashkohen vetëm për një natë. Reperja e flet hapur: kisha nevojë për s***
Pas shume përpjekjesh e kërkesash publike për t’u pajtuar, disa prej atyre edhe patetike, çifti Cardi B dhe Offset duket se u bashkua në Puerto Rico fiks në kohë për pushimet e fundvitit.
Gjithsesi nuk bëhet fjalë për bashkimin romatik të dy të dashuruarve që mund të mendoni, sepse në fakt Cardi B dhe Offset nuk janë pajtuar. Thjesht reperja kishte nevojë për pak intimitet dhe ajo e thotë haptazi këtë gjë.
“Thjesht kisha nevojë për seks, kaq ishte e gjitha”- thotë Cardi në një video të postuar në Instagram.
Reperja e hitit “I like it” dëgjohet të thotë edhe: “Ndihem më e re, ose më mirë sikur kam rilindur nga e para. Ndihem sikur jam pagëzuar, ndihem si një grua komplet e re”. Kështu e komenton ajo ndarjen nga Offset dhe faktin që u bashkuan vetëm për një natë, për nevojat e saj.