Vesa Luma shumë shpejt në një bashkëpunim
Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej këngëtarëve kanë përgatitur këngë të ndryshme festive, për të argëtuar fansat e tyre.
Një ndër ta janë edhe këngëtarët Denik Prizreni dhe Vesa Luma, të cilët së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim.
Bëhet fjalë për një këngë ritmike, e cila do të publikohet, në fillim të muajit janar.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori i njohur, Ilir Tolaj, ndërsa incizimi është bërë në studion e Florent Boshnjakut.
Ndërkohë për vargjet e tekstit, është kujdesur vet këngëtarja Vesa Luma.