Rita Ora feston Krishtlindjet me këngë e valle shqiptare
Rita Ora nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen e saj dhe e tregon gjithmonë me krenari.
Këngëtarja e vërtetoi edhe njëherë këtë ndërsa kërceu valle shqiptare për Krishtlindje.
Nëna e saj, Vera Ora publikoi një video ndërsa 28-vjeçarja kërcente ‘Valle kosovare’ të këngëtarit Shpat Kasapi.
Rita duket shumë tërheqëse ndërsa kërcen dhe mban në dorë një shami të kuqe.