Frontmeni i bendin “U2”, Bono Vox, këndon dhe mbledh para për të pastrehët
Në kuadër të festave të fundvitit i ka kënduar disa prej hiteve të tij më të mëdha për të gjithë të pastrehët në rrugët e Dublinit.
Atij i është bashkuar edhe kitaristi The Edge dhe së bashku kanë kërkuar nga njerëzit që të dhurojnë para për një organizatë lokale bamirëse.
Themeluesi i grupit “The Frames”, Glen Hansard, ishte njeriu që e ka organizuar këtë eveniment.
Krahas këngëve të shumta, Bono dhe The Edge interpretuan edhe këngën që e kritikon qeverinë irlandeze për mënyrën e keqe të zgjidhjes së problemeve me të pastrehët në Irlandë.
Para se të dilnin në skenë, dy pjesëtarët e “U2” janë prezantuar si dy të rinj nga veriu i Dublinit dhe kur kanë dalë para publikut, të gjithë janë mahnitur.