Lajme

28 December 2018

Jonida Maliqi nuk e paska mbiemrin Maliqi…

Vetëm pak ditë këngëtarja Jonida Maliqi u shpall fituese e edicionit të 57-të të festivalit në RTSH dhe do të na përfaqësojë vitin e ardhshëm në Eurovision.

Mirëpo pas kaq shumë vitesh në ekran dhe pranë publikut asnjë nuk e paska ditur se mbiemri i saj nuk është Maliqi, por Maliqaj… Vetë Jonida e ka treguar këtë fakt sot përmes një postimi në Instastory ku ka treguar pasaportën e saj dhe dukshëm bie në sy mbiemri.

Mesa duket këngëtarja ka vendosur vetë të njihet me këtë mbiemër pasi duket se tingëllon më mirë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com