Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë sërish?! Këto detaje na tregojnë më shumë
Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk janë parë pranë njëri-tjetrit që prej muajit nëntor dhe thashethemet kanë nisur sërish prej disa kohësh.
Dyshimet nisën pas mungesës së prezencës së tyre në profilet e rrjeteve sociale të njëri-tjetrit, si dhe nuk janë fotografuar bashkë prej disa muajsh.
Një burim tha se këngëtari dhe modelja mendojnë se qëndrimi larg njëri-tjetrit është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.
“Të dy janë fokusuar tek vetja dhe karriera e tyre. Zayn ka qenë në studio duke regjistruar këngë të reja dhe duke punuar për albumin e ri. Ndërsa Gigi është përqendruar tek vetja”, tha burimi.