Lajme

03 January 2019

Gjiko bashkëshorti ideal,Elita e uron për ditëlindje dhe na bën të kuptojmë shumë gjëra…

Ditën e sotme rreperi Gjiko feston ditëlindjen e tij të 26-të dhe urimin më të mirë e ka marrë nga bashkëshortja Elita Rudi.

Pavarësisht se kjo e fundit nuk ndodhet pranë tij, por jashtë vendit, zgjodhi që të shkruante disa fjalë zemre bashkangjitur me fotot e kujtimeve më të bukura, si propozimi dhe martesa.

Pranë urimit ajo i ka thënë reperit se do t’ia jap dhuratën më të bukur dhe më të madhe shumë shpejtë: djalin e tyre të parë.

Por një nga arsyet që i mungon shumë Gjiko lidhet me masazhet që reperi i bënte bashkëshortes, për t’i lehtësuar dhimbjen e këmbëve.

 

“Fëmija ynë do të jetë aq me fat që do të ketë ty baba dhe unë jam shumë me fat që të kam partner. Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim, dashuria ime dhe mbreti im. Dua që vetëm ti ta dish sa mirënjohëse jam që kam një burrë të mahnitshëm si ti. Më ke bërë të jem një femër dhe grua më e përkryer. Jam tejet krenare që jam gruaja jote, për jetën që do ta ndërtojmë bashkë. Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të përkëdhelem tërë ditën, të dua aq shumë edhe në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg njëri-tjetrit, sepse me të vërtetë nuk mund të jetojë pa masazhet e tua në këmbë në muajin e fundit, dhe më mungojnë shumë pasi këmbët e mia janë bërë sikur ‘krofne’ dhe ndiej ‘miza’. Do ta jap dhuratën më të bukur shumë shpejt. Ti je gjithçka për mua”, shkroi Elita

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com