Lajme

04 January 2019

Michael Schumacher merr urimin prekës nga vajza e tij

Michael Schumacher feston sot 50-vjetorin e lindjes dhe urimi më i ndjerë ka ardhur nga vajza e tij. Edhe pse arsyet për të festur nuk janë të shumta, vajza e Schumacher ka gjetur forcën për të uruar të atin nëpërmjet një postimi në Instragram.

Me anë të disa fotografive nga koha kur Schumacher ishte në kulmin e karrierës së tij, Gina dha një mesazh vërtetë prekës për të atin: “Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë”.

Edhe skudera Ferrarri nuk e harroi lehtë njeriun që arriti të fitonte pesë tituj kampion rradhazi, duke shkruar me germa të arta emrin e tij si rekordmeni absolut i këtij sporti. Në nder të tij në muzeun e Ferrarit në Maranelo është hapur edhe një ekspozitë me foto e quajtur Shcumi 50.

Schumacher nuk është parë që nga 29 Dhjetori i vitit 2013, kur u aksidentua teksa bënte ski në alpet franceze dhe që nga ajo ditë ka shumë pak informacion rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Gjermani i është nënshturar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e një skuadre mjekësh në shtëpinë e tij pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com