Tayna në një lidhje! Ja kush është i dashuri i saj
Rreperja Tayna arriti që brenda pak muajsh të kthehej në një nga më të dëgjuarat, jo vetëm në radio apo televizion, por edhe në klubet e natës.
Ndërsa është treguar shumë e tërhequr për të thënë detaje nga jeta private, tashmë mësohet partneri i saj.
Sipas burimeve mësohet se, reperja është në një lidhje me Valon Azirin, i njohur me pseudonimin Kech Montana.
Të dy duket se e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe Tayna pëlqen shpesh postimet ë tij, pavarësisht se nuk kemi dalluar ndonjë koment të shkëmbyer.