Lajme

07 January 2019

“BAD BOYS FOR LIFE” risjell Will Smith dhe Martin Lawrence

Mesa duket xhirimet për  “Bad Boys For Life” kanë nisur zyrtarisht  me protagonistë  dy aktorët e dashur për publikun Will Smith e Martin Lawrence.

Falë “Production Weekly”, është mësuar diçka rreth ngjarjeve që do të zhvillohen në “Bad Boys 3”. Kërcënimi i bosit të drogës Armando Armas (Jacob Scipio) shtyn departamentin e policisë së Majemit të krijojë njësinë speciale AMMO, për t’i dhënë fund këtij kërcënimi. Pjesë e saj janë padyshim Mike (Smith) e Marcus (Lawrence). Nuk do të mungojnë as ngjyrat e komedisë, pasi shefe e njësisë do të jetë Rite (Paola Nuñez), ish-e dashura e Mike.

Pjesë e filmit, që është parashikuar të dalë në janar 2020, do të jenë edhe aktorët Vanessa Hudgens e Joe Pantoliano, i cili rikthehet në rolin e kapitenit Howard.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com