Garderoba e Meghan Markle 5-fish më e shtrenjt se ajo e dukesha të tjera
Që nga momenti që shpalli fejesën me princin Harry dhe mbi të gjitha pas damës me të, Meghan është në qendër të vëmendjes dhe paraqitja e saj nuk kalon pa u komentuar.
Duket se dukesha nuk gabon kurrë me veshjen dhe mund ta marrim me mend që ajo shpenzon shumë për rroba, pasi vishet me firmat e njohura botërore. Po sikur t`iu themi që ajo ka shpenzuar një shumë marramendëse për gardërobën e saj brenda një viti?
Meghan është dukesha që ka shpenzuar më shumë për veshjet gjatë vitit 2018 dhe këto shpenzime kapin shifrën e 500 mijë dollarëve (ose më saktë 508,258.25 $). Kjo shifër është 5-fish më e madhe se ajo e gardërobave të grave të tjera që u përkasin familjeve mbretërore në Europë. Pas saj vjen princesha Mary e Danimarkës, me një gardërobë prej 112.831 dollarësh. Ndrësa Kate, kunata e Meghan, ka shpenzuar vetëm 86.632 dollarë për veshje vitin që lamë pas.