Lajme

07 January 2019

Pas marrjes së çmimit Michael Douglas ia dedikon suksesin bashkëshortes së tij

Michael Douglas foli në Golden Globe Awards në Los Angelos rreth asaj se sa i lumtur është që të ketë grua, 49-vjeçaren Catherine Zeta-Jones.

Dyshja janë të martuar prej 18 vitesh dhe se për asnjë moment nuk kanë menduar të shkurorëzohen.
“Ne festuam së fundmi përvjetorin e tetëmbëdhjetë të martesës. Përveç dashurisë së sinqertë që rritet dita-ditës, mendoj se fakti që punojmë në të njëjtën industri është një plus, sepse na ndihmon shumë dhe ne dimë shumë mirë atë që po kalojmë secili”, tha 74-vjeçari.

Michael Douglas fitoi Golden Globe në kategorinë për aktorin më të mirë në kategorinë e humorit dhe muzikës për rolin në serinë e Netflixit, “The Kominsky Method”.
Pas marrjes së çmimit, ai suksesin ia dedikoi bashkëshortes, por e përfundoi duke e nderuar edhe të atin, Kirk Douglas.

“Kjo është për 102-vjeçarin tim, Kirk”, u shpreh aktori.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com