Bleona Qereti dhe Alban Ramosaj do të vijnë në një bashkëpunim
Bleona Qereti vetëm pak ditë më parë është renditur në vendet e para në BillBoard Dance.
Ka qënë ajo e cila e ka publikuar vetë lajmin e para duke marrë kështu shumë urime nga fansat dhe kolegët e saj.
Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendjen është reagimi i këngëtarit Alban Ramosaj. Në një prej komenteve që ai ka bërë në statusin e Bleonës, këngëtarja i është përgjigjur “E radhës bashkë yll”.
Albani më pas ka postuar në Instastory një screenshot të komenteve duke i shoqëruar me emoji-n e kohës, bombës dhe flakës.