Lajme

09 January 2019

Grida Duma paska pasur një mbiemër tjetër i cili vështirë të harrohet…

E imagjinoni dot sikur Grida Duma të quhej Grida Suma? Epo në fakt politikania i ka shpëtuar këtij mbiemri falë një vendimi të paraardhësve të saj.

Nëse mendoni se deputetja e PD-së ka ndryshuar mbiemër, vetëm për shkak se ka një kuptim të pahijshëm, atëherë na sqaron një herë e mirë që nuk është kjo arsyeja. Por me atë rast “me një gur vret dy zogj”!

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur”, tha deputetja e ftuar në emision.

Shumë mund të vijojnë ta përdorin mbiemrin e saj si një mënyrë për ta ofenduar, por Grida është e vendosur që t’i fshijë komentet negative nga mendja e saj.

“Sa here merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë”, tha Grida.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com