Rita Ora nuk ndalet këtë herë vjen në bashkëpunim me gjigantin e këpucëve Zanotti
Rita Ora ka paralajmëruar së fundmi një bashkëpunim të fuqishëm.
Nëpërmjet një postimi të fundit në “Instagram”, këngëtarja Rita Ora ka lënë të kuptohet se po vjen në bashkëpunim me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”.
“Së shpejti, GZ x Rita Ora – një bashkëpunim ekskluziv mes Giuseppe Zanotti dhe Rita Orës”.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar shpesh herë se përveç muzikës, është shumë e dhënë edhe pas modës, madje ajo është edhe sipërmarrëse, pasi tash e sa vite ka të nxjerrë në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”, ndërsa ka edhe një marrëveshje bashkëpunimi me “Rimmel”.