Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard: Ai është gënjeshtar dhe psikopat me probleme mendore
Jasmine Lennard është një nga ish-të dashurat e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo.
Dyshja ishin në lidhje 10 vite më parë, ku Jasmine Lennard u bë më e famshme falë pjesëmarrjes së saj në Big Brother.
Por duket se ata nuk janë ndarë mirë.
Kjo e fundit e ka quajtur ish-të dashurin e saj “psikopat”, duke u zotuar ta ndihmojë vajzën që e akuzon atë për përdhunim në vitin 2009.
Përveçse e ka quajtur “psikopat” , ajo ka kërcënuar edhe se do të zbulojë “natyrën e vërtetë” të tij.