Lajme

10 January 2019

Rihanna kërcen me këngën ”Bon Bon” të Era Istrefit?!

Kënga Bon Bon e Era Istrefit ishte një nga kënget që i siguroi asaj depërtimin në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Një këngë ritmike videoklip i thjeshtë por që vërtetë të ngel në mendje dhe mesa duket kështu ka ndodhur dhe për divën e muzikës Rihanna.

Në video shihet Rihanna teksa kërcente me këngën e Erës. Por gjithë ai entuziazëm se Rihanna po dëgjonte dhe kërcente në një këngë shqip na iku kur morëm vesh se në të vërtetë ajo po dëgjonte këngën e saj “This is what you came for”.

Mirëpo ka ende persona që mendojnë se ajo kërcen nën ritmet e e “Bonbon”, pasi videoja më poshtë ka jo më pak se 1 milion shikime në YouTube dhe vazhdon të shikohet dita-ditës. Por s’kanë faj, kjo video duket shumë reale! Siç mund ta shihni dhe më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com