Lajme

10 January 2019

Meghan Markle duket se po i përjeton shumë keq komentet negative

Brenda pak kohesh pothuajse njësoj si historia e hirushes,ashtu u kthye jeta e Meghan Markle.Nga një aktore ajo u kthye në një dukeshë. Për këtë iu desh të fillonte jetën në një qytet të ri, të merrej me organizimin e dasmës më të bujshme të vitit si dhe të përshtatej me familjen e saj të re.

Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, Meghan duhet dhe të përballet me komentet negative që qarkullojnë nëpër media apo kudo në internet. Sipas burimeve, kjo është shumë stresuese për të dhe për fëmijën që pritet të lindë shumë shpejt.

Duket sikur të gjithë janë kundra saj, motra e shan, interneti e quan “të vështirë” dhe kudo qarkullojnë fjalët se ajo dhe kunata e saj urrehen. Në vitin 2017 në një intervistë për ‘Vanity Fair’ ajo ka deklaruar se asnjëherë nuk i lexon lajmet për veten e saj, por disa gjëra janë vështirë të anashkalohen. Shpresojmë që viti 2019 të ketë më pak drama për të.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com