Djali i prezantueses së njohur u kërkon 1 milion euro dëmshpërblim dy shqiptarëve dhe dy shokëve të tyre!
Djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura Nicolo Betarini është plagosur 11 herë me thikë nga 4 persona, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur me 1 korrik 2018 dhe autorët tashmë ndodhen përpara organit të akuzës. Mediat fqinje raportojnë se Nicolo Betarini kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim ndaj 4 autorëve të plagosjes së tij.
Dy prej të tyre janë shtetasit shqiptarë A. Jakaj 24 vjeç e A. Arapi 29 vjeç dhe dy të tjerët janë identifikuar si shtetasit Alessandro Ferzoco, 23 vjeç e 29 vjeçari Davide Caddeo me precedent penal e anëtar i tifozerisë ultra të Interit.