DiCaprio dëshmon kundër personit që ka financuar filmin “The Wolf of Wall Street”, ja arsyeja
Jho Low, i cili njihet si një admirues i personaliteteve të njohura, ka ndihmuar DiCaprion në grumbullimin e fondeve për filmin “The Wolf of Wall Street” (2013), sërish përmes aseteve të vjedhura.Ylli hollivudian, Leonardo DiCaprio, është paraqitur para një gjykate në Washington në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ai ka dëshmuar kundër JLo Low, njeriu që në të kaluarën ka qenë financuesi i tij.
Sipas Washington Post, aktori është paraqitur si dëshmitar kundër të paditurit Low që akuzohet për shpërdorimin e disa miliarda dollarëve nga fondi investues shtetëror i Malajzisë.
Page Six bën të ditur se 37-vjeçari, i cili besohet se po fshihet në Kinë, i kishte dhuruar modeles Miranda Kerr diamante në vlerë prej 8.1 milionë dollarë (7.1 milionë euro) gjatë lidhjes së tyre njëvjeçare.
Akoma nuk dihen fjalët që i ka thënë aktori në seancën dëgjimore, ndërsa një zëdhënës i tij ka theksuar se ai po bashkëpunon dhe i mbështet të gjitha përpjekjet për vënie të drejtësisë. Sipas The Wrap akori duhet të dorëzojë çdo dhuratë të marë nga Low përfshirë këtu një Brando Oscar dhe një pikturë të Pikasos.
Nga ana tjetër, fotoreporterët nuk kanë arritur ta shohin DiCaprion as gjatë arritjes e as gjatë largimit nga gjykata.
Jho Low është një i arratisur që kërkohet nga autoritetet e Malajzisë lidhur me skandalin politik të shpërdorimit të fondeve, të njohur si “1MDB”.
Ai është përfitues i fondeve të shumta nga “1Malaysia Development Berhad” (1MDB) – një kompani strategjike zhvillimore në Malajzi, në pronësi të Ministrisë së Financave.
Emri i tij është lidhur me transaksione të shumta të dyshimta me vlerë të lartë, duke përfshirë përvetësimet e bizneseve, pasurive të patundshme luksoze dhe artit, si dhe transaksioneve filantropike.