Një serial i gjithi kushtuar jetës së aktores së famshme Audrey Hepburn
Kompania italiane e filmit Wildside, e njohur për seriale të ndryshme televizive, është duke xhiruar një të tillë të zhanrit dramë për aktoren e Hollivudit, Audrey Hepburn.
Regjistrimi do të fillojë në vitin 2020. Seria do të bazohet në librin “Audrey, my mother”, botuar tre vjet më parë nga aktorja, Luca Dotti.
Në libër flitet për jetën personale të nënës së saj, tregimet nga fëmijëria dhe e tregon të vërtetën – larg asaj që kemi parë në ekran.
Gazetari dhe shkrimtari italian Luigi Spinol do të ndihmojë që historia të përshtatet. Seriali do të përqendrohet në vitet e para të një aktoreje në industrinë e filmit – që nga fëmijëria në Europë deri në Hollywood.
Audrey Hepburn është e njohur për rolet e saj në vitet ’50 – “Festat romake”, “Sabrina”, “Mëngjesi në Tiffany” dhe puna e saj bamirëse.