Xhensila dhe Besi më të dashuruar se kurrë, puthje pasionante në Instagram
Muajin e kaluar i bëri një dedikim emocionues bashkëshortit me rastin e përvjetorit të lindjes.
Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila i shkroi disa vargje me dashuri për Bes Kallakun, i cili mbushi 33 vjeç.
Dyshja së fundmi ka qëndruar në qytetin e Korçës, ku kanë ndarë edhe çaste të ëmbla.
Këngëtarja ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Intagram teksa shihet duke u puthur me partnerin e saj në një ambjent shumë festiv të qytetit.
Theksojmë se çifti kohë më parë është bërë prind të një vogëlushe të pagëzuar me emrin Ajka.