Album dhe bashkëpunim i ri?! Ja lajmet e reja nga Loredana
Viti që lamë dhe ky që sapo ka filluar duket se janë ato më të rëndësishmit në jetën dhe karrierën e Loredana Zefit. Përvec faktit që solli në jetë vajzën e saj Hana ,ajo ka dhe dy lajme të tjera të rëndësishme.
Ditën e djeshme vetë Loredana ka bërë të ditur që është gati të lançojë në treg albumin e saj të parë dhe jemi të bindur që do të jetë nje sukses i vërtetë pasi fansat kanë shfaqur një mbështetje dhe pëlqim të madh ndaj saj që në shfaqjen e saj të parë si e dashura e Mozziku
Por pëveç lajmit për albumin e ri duket se do të ketë dhe disa bashkëpunime për këtë vit dhe ne jemi shumë kuriozë të dimë me kë ka vendosur të bëjë hitin e rradhës.
Loredana nuk di të ndalet dhe duket e frymëzuar nga fakti që është bërë nënë!