Lajme

11 January 2019

Njëra më e bukur se tjetra, tre nga yjet e estradës shfaqen me të njëjtën veshje

Shpesh shohim yjet e estradës që shfaqen me veshje të njëjtë.

Kësaj radhe megjithatë ka ndodhur që tri personazhe të njohura publike të kenë veshjen e njëjtë.

Nora Istrefi dhe Soni Malaj kanë preferuar veshjen e njëjtë, të cilën e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Këmisha dhe fundi i brendit House of CB ngjyrë vjollcë nuk u preferua vetëm nga dyshja e skenës muzikore.

Edhe blogerja dhe producentja televizive, Lori Hoxha, u shfaq me të njëjtën veshje gjatë një paraqitje të saj në Londër.

Faqja “What They Wearing” në Instagram ka zbuluar koston e veshjes së yjeve tona që preferuan të duken njëjtë.

Këmisha e modelit “Roxanne Purple Metallic” kushton 91 euro, ndërsa modeli “Shahja Purple Metallic Draped” ka një kosto prej 78 eurosh.

Ndërkaq, sandalet me kristale nga Gucci kanë një kosto marramendëse, prej hiç më pak se 980 euro.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com