Lajme

11 January 2019

Maya tregon kuptimin e emrit të djalit të saj dhe detaje të tjera rreth mëmësisë

Këngëtarja e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, Maya, më në fund ka treguar për jetën e saj private, ndjesinë të qënurit nënë si dhe ka ndarë me fansat e saj kuptimin e emrit të djalit të saj të vogël.

Para pak kohësh, Maya, është bërë nënë e një djali.

Maya u shpreh se emri i djalit të saj është Jonas, një emër në modë në Gjermani, por që ajo e lidh me detin Jon, duke e ndërthurur edhe me Shqipërinë.

“Jonas në fakt ja ka vënë vetë emrin vetes, sepse unë kisha disa emra dhe ky ishte njëri nga ata. Unë i bëra lidhjen kur ma thanë Jonas, më pëlqeu dhe një mikja ime më tha se është deti “Jon” dhe njësh prapashtesa ‘as’ edhe mua më tingëlloi bukur. Ndërkohë edhe në Gjermani ky emër ishte në modë, sepse edhe njeriu që ma tha vinte nga andej. Plus edhe njëra nga motrat e mia e kishte dëgjuar si emër të bukur edhe unë e lidha me detin Jon. Në të vërtetë është një profet.

Në listë kisha edhe disa emra të tjerë si Mirtjan, që ishte një gërshetim i emrit të babait dhe i vëllait tim. Ishte emri Brisan, një vend në vendlindjen time. Ishte emri Valon që ma tha një miku im. Një emër tjetër ishte edhe Damian, ose i fuqishëm në shqip.

Unë thashë kur të lindi djali do të marri një nga këta emra. Çfarë ti shkojë portretit të tij atë do marri. Kur lindi ai me sytë bojëqielli, që i ka ende, edhe mendova si fëmijë aristokrat, mu duk ky më i përshtatshmi, prandaj edhe thashë që ja vuri vetë emrin”, u shpreh Maya.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com