Lajme

13 January 2019

15 vite dashuri, Rezarta Shkurta thotë “Po” për herë të dytë !

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, janë një ndër çiftet më jetëgjatë të ekranit shqiptar. Dashurinë e tyre ata e kanë bekuar disa vite më parë, me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre Hera.

Ditët e fundit dyshja janë larguar nga Shqipëria për të kaluar disa ditë pushimi pranë njëri-tjetrit dhe e sotmja ka qenë më e bukura për të dy.
Nën dritat e qytetit ku po qëndrojnë, Ermali i ka propozuar për herë të dytë bashkëshortes së tij dhe sigurisht që përgjigja ka qenë “Po”.

Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto nga ky moment dhe e shoqëron me fjalë të ëmbla.
“Unë thashë “Po”. Për të dytën herë pas 15 vitesh bashkë. Në të mirë e në të keqe, gjithmonë bashkë, të dua”,- shkruan Rezarta.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com