Lajme

14 January 2019

”Të dua pa kushte” Miley Cyrus prek me fjalët e ndjera për bashkëshortin e saj

Miley Cyrus ditën e djeshme i ka prekur të gjithë teksa postoi një foto me një shkrim dedikuar bashkëshortit të saj Liam Hemsworth në ditën e lindjes.

“Kur u takuam ishe 19 vjeç, tani je 29. Doja të ndaja disa nga gjërat që pëlqej më shumë tek ti në nder të kësaj dite speciale. Mënyra si më shikon mua, si shikon gjithçka kemi, mënyra si shikon të huajt, si e shikon jetën, si i shikon miqtë tanë. Mënyra si del jashtë kur të pyes si është koha, në vend që të shohësh telefonin tënd. Mënyra si reagon kur merr një lajm të keq dhe mënyra si reagon kur dëgjon një të mirë. Të dua që përpiqesh t’i bësh gjërat të funksionojnë, por asnjëherë nuk je tepër krenar për të kërkuar ndihmë. Mënyra si pikturon, ngjyrat që zgjedh. Po i kam vënë re, kam mbajtur ‘shënime’. I adhuroja çorapet e tua të pista në tokë sepse kjo do të thotë që je në shtëpi. E dashuroj momentin kur më prezanton një grup të ri sepse do largohesh dhe do që ta dëgjoj për të të ndjerë pranë. E dashuroj të fle vonë pasi qëndroj për ore të tëra duke gjetur recetën që do gatuajmë në mëngjes… Të dua, pakushte. Ti dhe unë i dashur, le ta ndriçojmë këtë vend të errët me dritën e dashurisë. Faleminderit që më ke dhënë ditët më të lumtura të jetës sime”,-shkruan ndër të tjera Miley.

View this post on Instagram

HBD 2 Da Hubz

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com