Lajme

14 January 2019

Lady Gaga nuk arrin dot të festoj siç duhet, jep lajmin e hidhur pas triumfit në Critic’s Choice

Ajo po festonte një nga netët më të mëdha të jetës së saj. Fitoi dy çmime në ceremoninë Critic’s choice si këngëtarja dhe si aktorja më e mire në rolin e Ally-t në filmin “A Star Is Born.”
“Unë do të doja t’ja kushtoj këtë çmim sonte të gjithë njerëzve që kanë vuajtur nga varësia nga alkooli dhe kanë parë të dashurit e tyre të vuajnë.” -tha ajo.
“Ky është ylli i vërtetë i filmit. Ylli i vërtetë nuk jam unë, është trimëria dhe këmbëngulja!”-shprehet Gaga.
Por jo shumë kohë pasi doli nga skena pas fitores së saj më të mirë, Lady Gaga mësoi se kali i saj i dashur Arabella po vdiste.
Këngëtarja braktisi menjëherë festimet dhe shkoi direkt pranë kalit së saj.

“Më vjen keq të them që pas shfaqjes mësova se engjëlli im i dashur , Arabella, po vdes”- shkroi në Twitter 32-vjeçarja.
“Unë po nxitoj për tek ajo tani për t’i dhënë lamtumirën. Emri i saj do të thotë ‘dorëzim në lutje’. Ajo është dhe ishte një kalë i bukur. Shpirtrat tanë ishin një. Kur ajo ndjente dhembje, ashtu ndjehesha edhe unë. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që kemi ndarë së bashku!”-përfundon Gaga.
Ajo shprehet se ndjen një dhimbje të madhe dhe thekson se Arabella do të jetë gjithmonë pjesë e saj.

Disa orë më vonë ajo ka postuar në Twitter një foto të saj dhe Arabella me të cilën i ka dhënë lamtumirën duke shkruar :”Lamtumirë, ëngjëlli im!”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com