Almeda Abazi publikon foto në muajin e gjashtë të shtatzënisë
Almeda Abazi vetëm pak muaj më parë bëri të ditur lajmin e bukur se do të bëhej nënë për herë të parë. Nuk ka pritur shumë dhe bukuorshja ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Megjithëse fotot e saj kanë qenë të rralla.
Ish-missi ka zgjedhur të jetë e rezervuar, por mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël në rrjetet sociale. Me barkun e zbuluar dhe e buzëqeshur, Almeda ka ndarë një moment nga përditshmëria.
Kujtojmë se moderatorja e njohur është e martuar me aktorin turk Tolgahan. Ata janë martuar në 2017-ën dhe ky fëmijë ka qenë i shumëpritur për dy të dashuruarit.