Lajme

14 January 2019

Dedikimi special i Malumës për të dashurën: Është ditëlindja jote, por dhurata është për mua që të kam përkrah çdo ditë

Këngëtari i njohur i muzikës latine, një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e partneres së tij. Ai e ka uruar Natalia-n me një dedikim tepër emocionues dhe të veçantë.

Bëhet fjalë për një foto ku ata janë së bashku, të postuar në Instagramin e tij.
Në krah të fotos Maluma ka shkruar: “Është ditëlindja jote, por dhurata në fakt është për mua që të kam përkrah çdo ditë. Të dua Natalia. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. (E di që do më vrasësh për këtë foto).”

 

Pas këtij urimi, nuk kanë munguar fotot në Instagramin e Natalia-s, nga festa private që ka organizuar Maluma për të.

Të dashuruarit kanë publikuar momente të ëmbla në krahët e njëri-tjetrit teksa puthen.

Çifti i njohur është ndër më të përfolurit në showbiz-in botëror. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas. Mund të themi që marrëdhënia e tyre ka ecur goxha pasi ata përpos faktit që shihen shumë në shoqërinë e njëri tjetrit, kanë blerë një qen dhe kanë bërë tatuazh të njëjtë në duar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com