Në fillim e quan modelen e famshme Gisele ”braziliane e keqe” pastaj e fton të bëhet ambasadore
Ministrja e re e Agrikulturës së Brazilit e ka përshkruar modelen e famshme Gisele Bündchen si një “braziliane të keqe” për shkak se aktivizimi i saj në fushën e mbrojtjes së mjedisit ka prishur imazhin e vendit në botë, duke e ftuar supermodelen në fakt që më mirë të bëhet “ambasadore” për sektorin agrikulturor.
“Është absurde ajo çfarë bëjnë ato sot me imazhin e Brazilit “, tha Dias, dikur udhëheqëse e kauzave të fermerëve në Kongres, përpara se të emërohej ministre e Mjedisit nga presidenti i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.
“Për shumë arsye, ato shkojnë edhe ofrojnë një imazh të Brazilit dhe industrive të tij joreale”, tha ajo.
“Më vjen keq Gisele Bündchen – shtoi ajo. – Ju duhet të ishit një ambasadore dhe të thonit se vendi juaj mbron nga shkatërrimi, se vendi juaj është në pararojën globale të ruajtjes, e jo të shkoni andej e këtej duke kritikuar Brazilin pa njohur faktet”.