Lajme

16 January 2019

Olta Gixhari flet për pakënaqësitë lidhur me teatrin:”Nuk jam dakord”

Olta Gixhari prej kohësh tashmë është larguar nga skena e teatrit për të vazhduar një profesion tjetër.

Megjithatë ajo gjithmonë është shprehur se teatri është pasioni i saj më i madh dhe do të rikthehet përsëri. Por kur?!

Mbrëmjen e djeshme ajo ka qënë e ftuar në një emision duke u shprehur:

“Nuk jam dakord me pjesët që vihen në teatër. Teatri në Shqipëri nuk është në ditët e tij më të mira”, ka pohuar Gixhari, duke shprehur për herë të parë pakënaqësitë e saj në lidhje me teatrin.

Doni të dini më?

Olta ka thënë se dy shfaqjet “Pamje nga ura” dhe “Dëshirë” janë dy pikat e saj më të dobëta në karrierën artistike dhe se nuk do të donte t’i shikonte kurrë.

Gjithashtu në mbyllje të emisionit, Olta foli edhe për ëndrrën e saj më të madhe, rrëfim i cili u shoqërua me përlotje.

Ajo dëshiron që një ditë të bëjë një shfaqje ashtu siç do, pasi ka shumë mall për teatrin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com