Lajme

16 January 2019

Pasi fitoi llotarin prej 1 milion paund i propozon futbollistit shqiptar

Jane Park mund të themi me plot gojën që është ndër vajzat më me fat në gjithë botën.

Në moshën 17-vjeçare ajo fitoi llotarinë 1 milion paund në Skoci dhe nisi të bënte një jetë luksoze me makina të shtrenjta e pushime në çdo cep të botës, duke u bërë një ndër femrat më të kërkuara.

Tashmë 24-vjeçarja ka treguar me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram mashkullin që i ka vjedhur zemrën dhe ai është futbollisti Florian Kamberi, i lindur në Zvicër

Jane ka publikuar fotografi të një ëmbëlsire në formë zemre me mbiemrin e Florianit mbi të, ndërkohë që pranë mbiemrit shkruhej “Do të martohesh me mua?”

Gjithashtu, ajo e ka etiketuar futbollistin në postimin ku i propozon për martesë, ndërsa ky i fundit ende nuk ka reaguar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com