Ava Max një tjetër shqiptare që pritet të ngjitet në skenën e muzikës ndërkombëtare
Amanda Ava Koci e njohur me emrin e artit Ava Max është një tjetër shqiptare e cila pritet që shumë shpejt të ngjisë shkallët e karrierës në kenat ndërkombëtare.
“Sweet but Psycho” mban titullin kënga të cilën ajo e ka publikuar në tetor të vitit të kaluar, dhe ka arritur majat e klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ava ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Records”, e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës.
Kënga “Sweet but psycho” arriti të renditej në vendin e parë më 28 dhjetor 2018, në top listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar”.