Lajme

16 January 2019

Kim Kardashian “kopjoi” Kidën, ja si qëndron e vërteta

Së fundmi, portalet janë pushtuar nga lajmi se Kim Kardashian, në festën e ditëlindjes së mikut të saj John Legend, ka kopjuar veshjen e këngëtares shqiptare Kida.  Dhe me të drejtë, dikush që i hedh një shikim të shpejtë, sheh se Kida, po të njëjtën veshje, e ka pasur që më 28 dhjetor në postimin ku promovon këngën “Ka je”, ndërkohë që Kim e ka veshur 4 ditë më parë.

Bëhet fjalë për një trupore tepër sexy prej dantelle të zezë thuajse transparente, që në pjesën e belit ka të lidhur atë që duket si një bluzë e gjatë e zezë, teksa në pjesën e gjoksit ka tre kapje që ekspozojnë dekoltenë duke e bërë veshjen tepër joshëse.

Personi që ka realizuar veshjen e Kim është stilisti Alexander Wang ndërsa stilistja që ka realizuar veshjen e Kidës, Diana Qerimi.

Mjafton një kërkim i vogël në internet për të mësuar se veshjen në fjalë, Wang e ka prezantuar në koleksionin e tij “vjeshtë 2019” më 1 dhjetor 2018 dhe në një rastësi “fatkeqe” për stilisten shqiptare, fati deshi që pikërisht kjo veshje të zgjidhej nga Kim Kardashian për eventin, fotot e së cilit bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Siç shihet qartë, ndonëse në pamje të parë veshja duket identike, detaje si lulet e dantellës, numri i kapjeve në dekolte si dhe qepja në pjesën e  supit që tek dantella kërkon mjeshtëri të vërtetë, tregojnë diferencat e vërteta mes dy krijimeve, ku dhe kuptohet se cila është kopja e cila origjinali. Përpos kësaj, prezantimi i veshjes për publikun nga Wang ka qenë rreth një muaj para publikimit të fotove të Kidës dhe Diana Qerimit.

 

 

 

View this post on Instagram

 

2018 spo te lo me ik edhe pak… #KaJe 🖤🔜

A post shared by KIDA (@kida) on

 

View this post on Instagram

 

MOOD for 2019 @kida 🖤✨new music video / wearing DQ x @_the.choker.shop_ accessories

A post shared by Diana Qerimi | dq (@diana.qerimi) on


 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com