E moshuara e quajti ”Zonjë e shëndoshë” , Meghan Markle shpërthen në të qeshura pas këtij komenti
Meghan Markle në çdo dalje të sajën e publike komentohet shumë, si për paraqitjen e saj si për sjelljen pasi ajo është një ”Dukeshë” dhe duhet të jetë perfekte në çdo detaj.
Siç e dimë të gjithë ajo është në pritje të ëmbël ,në muajin e gjashtë tashmë.
Ditën e djeshme Meghan bëri një vizitë në Mayhew, një organizatë për mirëqenien e kafshëve, që përkrahet nga Dukesha.
Gjithçka ndodhi kur ajo po përshëndeste disa gra të moshuara që janë vullnetare në organizatë.
Dhe njëra prej tyre i tha: “Sa zonjë e dashur që jeni. Zoti ju bekoftë. Dhe ju jeni një zonjë e shëndoshë.”
Vullnetarja e tha këtë duke iu referuar barkut të madh të Meghan, që është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.
Ndërsa Dukesha shpërtheu në qeshura, duke thënë se e pranon komentin
Do my ears deceive me? Quite possibly the first time the Duchess of Sussex has been called a "fat lady" and loved it pic.twitter.com/xR2NelQyAW
— Hannah Furness (@Hannah_Furness) January 16, 2019