Vetëm pak javë pasi solli në jetë vajzën e saj ,Loredana kthehet në super formë
Dhejtorin që lamë pas këngëtarja bukuroshe Loredana Zefi u bë nënë për herë të parë.
Këngëtarja preferoi që pritjen e ëmbël ta mbante larg vëmendjes mediatike dhe në rrjetet sociale publikonte foto vetëm të fytyrës së saj, duke shmangur pjesët e trupit.
Por kjo ka zgjatur pak, pasi menjëherë pasi solli në jetë vajzën e saj të cilën e pagëzoi me emrin Hana,Loredana postoi në isntagram shumë foto gjatë periudhës së shtatzanisë.
Ditët e fundit ajo ka postuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër ku zbulon edhe ndryshimet fizike që ka pësuar trupi pas lindjes. Loredana shfaqet në formë perfekte dhe duket se do i duhet shumë pak kohë që trupi i saj të kthehet ashtu si ka qenë.