Rudina Dembacaj i kthehet Valdrin Sahitit:”Po skam vdekur akoma unë”
Kthimi 10 vite pas,njohur ndryshe #10yearchallenge, pushtoi Instagramin, por “lufta” e vërtetë filloi kur trofetë e para për ndryshimet drastike dhe pozitive, dolën në shesh.
Deri dje u tha nga një media që luftën e kishte fituar Valdrin Sahiti, dizajneri i rrobave nga Shkupi që na tregoi pa komplekse kilet e tij të tepërta të para disa viteve.
Por nga ana tjetër aktorja dhe tanimë edhe moderatorja Rudina Dembacaj postoi menjëherë një foto ku ndryshimi i saj është edhe më i dukshëm. Ajo tani ka flokë të gjatë dhe është shumë elegante. Të të njëjtit mendim kanë qenë edhe komentuesit, të cilët e kanë përgëzuar për vullnetin.
Lexova që sfidën e #10yearchallenge e ka fituar Valdrin Sahiti, po s`kam vdek akoma unë!”, shkruan Rudina.