Rihanna vendos syze edhe natën!Ja pse ajo është unike
Mbrëmjen e së martës diva e muzikës Rihanna është parë në New York dhe përveç magjisë së Riri-it, sytë na mbetën të gjithëve tek syzet që ajo kishte vënë.
Syzet ishin shumë të mëdha të cilat mbulonin pothuajse gjysmën e fytyrës por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti që ajo i kishte vendosur ato natën.
Mesa duket syzet janë pjesë e markës së saj pasi në skeletin e tyre shkruhej ”Fenty”.
sipas disa burimeve thuhet se Riri është në bisedime e sipër për të krijuar shtëpinë e saj të modës. Dhe këtu ka diçka të vërtetë, kjo është e sigurtë dhe si gjithnjë, ajo do të bëjë më të mirën e mundshme. Ah syzet? Sigurisht që para se të tjerët të mësojnë për to, duhet t’i provojë Rihanna dora vetë.