Kevin Hart do të jetë protagonist i ”Monopoly”
“Monopoly” është filmi më i ri i cili pritet të dalë së shpejti i frymëzuar nga loja e famshme e tavolinës dhe protagonist do të jetë aktori karizmatik dhe shumë i dashur nga të gjithë Kevin Hart.
Ky projekt do të realizohet nga “Lionsgate” në live-action dhe do të shfrytëzojë popullaritetin e markës që tashmë prej dekadash argëton persona nga e gjithë bota, me mbi 1 miliard kopje të shitura në 114 shtete.
Historia e filmit nuk është bërë e ditur ende, ashtu si skenaristët apo dhe data e premierës së parashikuar dhe nisja e xhirimeve.