“O Zot, çfarë dreqin po i bën qenit” Hailey Baldwin akuzohet nga fansat se keqtrajton qenin e saj
Disa ditë para Krishtlindjes modelja bukuroshe Hailey dhe Justn Bieber adoptuan një qenush dhe e quajtën Oscar.
Por Hailey Baldwin -e cila ka filluar të përdorë mbiemrin e bashkëshortit në mediat sociale – u kritikua pasi publikoi një video ku shihej duke tundur e shkundur qenin në Instagram.
Modelja 22-vjeçare publikoi videon me mbishkrimin “Mos u shqetësoni, atij i pëlqen”.
Por videoja pati efektin e kundërt te fansat të cilët mendojnë se tundja e qenit në atë mënyrë, nuk është aspak korrekte.
“O Zot, çfarë dreqin po i bën qenit. O Zot sa budallaqe!”
“Qeni nuk është lodër Hails”.
“Mjaft abuzove me të”, shkruante një tjetër.